Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe Hercegovinës
BKT
Në Fokus

Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe Hercegovinës

N.M. /RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u takua sot me ministrin e Jashtëm të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani, në një postim në Facebook. tha se kjo vizitë dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Prishtina sot e nesër do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.

 


MË SHUME NGA Në Fokus