Raporti i auditimit për RTK-në për vitin 2024 ka rezultuar me 5 rekomandime
BKT
Lajme

Raporti i auditimit për RTK-në për vitin 2024 ka rezultuar me 5 rekomandime

RTK

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportet e auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë për pasqyrat financiare të vitit 2024 të 11 institucioneve të pavarura.

Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2024 ka rezultuar me 5 rekomandime, prej të cilave 3 janë rekomandime të reja, 1 i përsëritur dhe 1 pjesërisht i përsëritur.

Gjatë auditimit është vërejtur fusha për përmirësim të mundshëm, përfshirë kontrollin e brendshëm.

Në konkluzionin e pajtueshmërisë, çështja që ka ndikuar ishte kontrata për shfrytëzimin e hapësirave reklamuese me kompensim, përdorimi i procedurave të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, si dhe kriteret diskriminuese në dosjen e tenderit.

Çështjet e tjera, të cilat nuk kanë ndikuar tek opinioni por vetëm te menaxhimi financiar dhe pajtueshmëria, janë pronësia e padefinuar e pasurive apo objekteve ku operon RTK-ja dhe prokurimet e shpeshta me vlera minimale.


MË SHUME NGA Lajme