Haradinaj për `Defender Europe 2025`: Krenarë për Ushtrinë e Kosovës
BKT
Lajme

Haradinaj për `Defender Europe 2025`: Krenarë për Ushtrinë e Kosovës

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas pjesëmarrjes së Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s në kuadër të “Defender Europe 2025”.

Haradinaj ka thënë se ky moment është burim krenarie për të gjithë qytetarët e vendit, duke rikujtuar se në vitin 2018, në dakordim me Pentagonin, ishin votuar ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe ishte miratuar një plan zhvillimor 10-vjeçar.

Ai ka falënderuar oficerët dhe ushtarët e Ushtrisë së Kosovës, si dhe aleatët strategjikë të vendit.

“Përgëzoj Ushtrinë e Kosovës për suksesin e arritur në ‘Defender Europe 2025’,” ka përfunduar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme