Gavrilo Milosavleviq lirohet nga akuza për masakrën në burgun e Dubravës
BKT
Lajme

Gavrilo Milosavleviq lirohet nga akuza për masakrën në burgun e Dubravës

Sh.Ç /RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Gavrilo Milosavleviq. Ai në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile,

Aktgjykimi lirues u shpall nga gjykatësi Vesel Ismaili, i cili ka deklaruar se nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.


MË SHUME NGA Lajme