Kelmendi: Gjykata Kushtetuese duhet të japë verdikt për kryetar të Kuvendit
M.M./ RTKlive
Profesori universitar Muhamed Kelmendi, duke folur për moskonstituimin e Kuvendit, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për, siç tha ai, neglizhencë. Ai foli për vendimin për lëshimin e letrave të arrestimit ndaj Milan Radoiçiqit, si dhe çështje të tjera të sigurisë dhe drejtësisë në vend.
Kelmendi tha se Gjykata Kushtetuese do të duhej që deri tani të jepte verditkin sa më të shpejtë, për të ditur pastaj Kuvendi i Kosovës se si duhet vepruar në drejtim të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Kurse për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiqit, Kelmendi tha se ai ka qenë udhëheqës i grupit kriminal, ku veprimtaria e tyre ka qenë kundër sovraniteti dhe integritetit territorial të Kosovës dhe të dënueshme me kodin penal të Kosovës.
Sipas tij, kjo është rrjedhojë normale e paraqitje së aktakuzës kundrejt kriminelit Radoiçiq.
Kelmendi më tej tha se sikur të ishte Kosova në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, si: Interpoli, dhe organizmat tjerë të drejtësisë, Radoiçiqi do të arrestohej dhe do të sillej para drejtësisë.
“Meqë nuk është anëtare e organizmave ndërkombëtare të drejtësisë, Kosovës i duhet ndihma ndërkombëtare për ta sjellë Radoiçiqin ne Kosovë, ndryshe kërkesa për arrestimin e tij dhe sjelljen para drejtësisë kosovare, ka karakter formal juridik, asgjë më shumë”, tha Kelmendi në “InfoPlus”, në RTK.
Kapja a moskapja e Radoiçiqit nuk ndalon arrestimin e të tjerëve të cilët janë të akuzuar nga organet e drejtësisë kosovare.
E lidhur me intervistimini e zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, nga Prokuroria e Kosovës, Kelmendi tha se në shtetin e së drejtës askush nuk ka imunitet në rast të akuzave për vepër penale.























