Dështimi i 35-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës|Video
BKT
Në Fokus

Dështimi i 35-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës|Video

Sh.Ç /RTKlive

Për herë të 35-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nga deputetët që ishin në sallë, 51 votuan për, 1 votë kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Edhe në vazhdimin e sotëm sërish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 23 qershor, në orën 11:00.

Përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Pas pak pritet fillon përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Ngërçi vazhdon të jetë te votimi i formimit të komisionit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Krasniqi: Çdo ditë vij në Kuvend me shpresën se do të kemi emrin e ri për kryetar

Pas pak pritet fillon përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Ngërçi vazhdon të jetë te votimi i formimit të komisionit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se çdo ditë shkon në Kuvend me shpresën për zhbllokim të situatës.

“Çdo ditë vij me shpresën se do të kemi emrin e ri për kryetar”, ka theksuar shkurt Krasniqi, para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive.

Limaj: Kjo është e habitshme çka po ndodh

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para seancës së 35-të të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur sërish në përpjekje për konstituimin e institucioneve.

Limaj u shpreh i shqetësuar për situatën politike në vend dhe dështimet e njëpasnjëshme për ndërtimin e institucioneve të reja, pavarësisht fitores së partive në zgjedhje.

“Kjo është e habitshme çka po ndodh. Me u zgjedh, me kërku me bo vendin më mirë, e me bë tërë atë fushatë, me garu kush është më patriot, e me ta dhënë populli besimin, e mos me qenë në gjendje me u ul grupet politike me ndërtu qeveri, parlament e institucione – në kohën kur bota është trazuar, në krizë ekonomike të madhe” ka deklaruar Limaj.

Sipas tij,  situata aktuale kërkon reflektim të thellë, jo vetëm nga politika, por edhe nga qytetarët.

Gashi: Është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij që të konstituohet Kuvendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe partinë e tij për mungesën e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë të rrezikshme dhe zvarritja e këtij procesi është e papranueshme.

“Është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij që të konstituohet Kuvendi. Fatkeqësisht, është e turpshme çka po ndodh. Bota po kallet flakë dhe ne po shtyhemi mes veti se kush çfarë pozitë po merr”, deklaroi Gashi.

Para vazhdimit të seancës, ai paralajmëroi se pa një qeveri funksionale, Kosova përballet me rreziqe të paparashikueshme në një kontekst të tensionuar ndërkombëtar.

E deputeti tjetër i LDK-së,  Paris Guri, ka thënë se nomadë nuk është opozita, por vetë kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai e ka quajtur këtë cilësim të papërshtatshëm dhe fyes.

“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi në Republikën e Kosovës që nuk ka shtëpi është Albin Kurti. Kështu që nomadë nuk është opozita, por është Albin Kurti, që nuk ka vend rezident ku jeton. Nuk e ka familjen këtu”, ka thënë ai para nisjes së seancës së 35-të konstituive.

Sipas tij, Kurti ka përdorur këtë epitet për opozitën duke u nisur nga vetja dhe jo nga realiteti politik.

“Është e padinjitetshme që përmes këtyre cilësimeve të tentohet të bëhet presion te vota e deputetëve”, shtoi ai.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit së pishinës gjysmolimpike në Podujevë më 19 qershor, Kurti i pati quajtur nomadë deputetë e opozitës, duke i fajësuar për moskonstituimin e Kuvendit.

Kraki: S`ka mundësi që Kushtetuesja të mos e njoh të drejtën e votimit të fshehtë

Deputeti i LVV-së, Nezir Kraki, ka deklaruar se Kushtetuesja nuk mund të mos lejojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Nuk ka mundësi që Gjykata Kushtetuese mos me i jap të drejtë votimit të fshehtë, i cili veç është i paraparë.

Gjykata mundet me e citu veten në 2014, që prezenca në sallë është obligative, votimi është obligativ”, ka thënë ai.

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët do të tentojnë për herë të 35-të, sot në orën 10:30 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Në vazhdimet e seancës konstituive nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin për kryetar të Kuvendit.

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit ka dështuar të enjten, duke e zgjatur edhe më tej ngërçin institucional në vend.

Si përherë, kryesuesi Avni Dehari ftoi subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën serbe dhe AAK-NISMA-n, që ta bëjnë këtë. Por, nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni. 

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 51 deputetë, një votoi kundër ndërsa abstenime nuk pati. 

Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.


MË SHUME NGA Në Fokus