MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë në tregun e naftës
BKT
Në Fokus

MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë në tregun e naftës

G.K/RTKlive

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka intensifikuar mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konkurrencës, si dhe menjanimin e çrregullimeve në treg, përmes inspektimeve të tregut dhe rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Sipas njoftimit, inspektimet në terren janë intensifikuar ndaj operatorëve ekonomik që merren me tregtimin e derivateve të naftës, në të gjithë vendin, gjatë gjithë javës dhe “madje edhe sot me katër (4) ekipe.”

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, sot do të sjell raportin përfundimtar të inspektimeve në terren ndaj operatorëve ekonomik, që merren me tregtimin e derivateve të naftës”, thuhet më tej në komunikatë.

Ministria ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit:

Numri pa pagesë: 0800 11000
 Email: [email protected]

“Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe menjanimin e çrregullimeve në treg të produkteve të naftës!”, përfundon komunikata.


MË SHUME NGA Në Fokus