Adornato: Industria e mediave po ndryshon shumë shpejt
M.M./ RTKlive
Mediat po ndryshojnë dhe trendet e reja që duhet ndjekur dhe sot shtrojnë e analizës dhe studimit në atë se çfarë do të bëhet me gazetarët dhe çfarë mund të ndodhë me gazetarët kundruall Inteligjencës Artificiale. Tani diskutohet në gjithë botën për mediet e reja dhe ato klasike, (televizioni, radio), dhe `kërcënimi” nga këto trendet e reja që janë në medie.
Për të diskutuar lidhur me çështjen e mediave dhe trendet me të cilat po ballafaqohen ato, në ‘Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, të ftuar ishin: Anthony Adornato dhe Gentiana Begolli nga RTK.
Gentiana Begolli, shefe e Departamentit për Marrëdhënie me Mediat edhe Publikun, bëri të ditur për një trajnim në RTK, që mbështete nga Departamenti i Shtetit, përkatësisht Bordi për Shkëmbime Arsimore.
Ajo tha se nga dita në ditë është vërejtur se ka pasur nevojë për trajnime të reja dhe mendoj se ka qenë mundësi e mirë për stafin e RTK-së,
Begolli falënderoi profesor Adornaton për angazhimin në këtë drejtim, derisa bëri të ditur se trajnimi ka nisur me ‘Mediet Online’, për të vazhduar te ‘Dhoma e Lajmeve’, pastaj me RTK2.
“Përvojat janë të ndryshme në mes Kosovës dhe vendeve të tjera dhe kemi nevojë për të marrë model e, sipas mendimit tim, modeli më i mirë është SHBA”, tha Begolli
Anthony Adornato, shef i Gazetarisë Digjitale dhe Transmetimeve në Nywhouse në Universitetin ‘Syracu’ duke folur për trendet e reja në medie tha se industria e mediave po ndryshon shumë shpejt dhe gazetarët, të cilët nisin të mbulojnë një tregim, shikojnë mundësinë për të depërtuar përtej lajmeve tradicionale.
Ndërkaq duke folur për RTK-në, ai theksoi se si medium publik keni përgjegjësi ndaj publikut, ku në një shoqëri demokratike një gazetar i mirë gjithnjë e vë publikun në rend të parë. Kurse sa i përket mediave në përgjithësi Adornato tha se në botë kemi të bëjmë me një polarizim të mediave, “pra kemi të bëjmë me të djathtën ekstreme dhe të majtën ekstreme, ndërsa gazetarët është dashur që të jenë diku në mes”.
Ai shtoi se në kohën e keqinformimit vështirë është të bësh punë hulumtuese dhe të mbledhësh të dhëna për ta informuar publikun për të marrë vendime të bazuara në informata.
“Teknologjia e formëson atë se si ne i marrim lajmet, t’i konsumojmë ato dhe njerëzit janë gjithmonë aktivë në krijim të përmbajtjes e pastaj të konsumimit të saj. Kemi këtë komunikim dykahor me audiencën që është shumë më ndryshe, sesa përpara.
Ndërkaq lidhur me trendin e ri që kryesisht ka të bëjë me “vrapimin” pas lajmit të shpejtë, shpesh herë pa verifikim të tij, që rrezikon gazetarinë e mirëfillt, Adornato tha se ka të ngjarë që rrit rrezikshmërinë, teksa shtoi se “për të bërë një gazetari të mirë dhe në verifikim të fakteve kërkon kohë për shumë gjëra, ndërsa vlera e shpejtësisë me të cilën veprojnë mediat sociale, ato po garojnë njëra me tjetrën dhe, si gazetar, mundohemi ta ngadalësojmë pak”.
Ai tha se shpejtësia e marrjes së vendimeve është e vështirë për ndarë kohën për ta bërë punën ashtu siç duhet, sepse, shtoi ai, shumë veprime kanë të bëjnë me reagime ndaj asaj që thuhet.
“Por përkundër kësaj, ka gazetari të shkëlqyeshme që bëhet edhe në SHBA, duke marrë parasysh platformat dhe mediat sociale, shpejtësinë me të cilën zhvillohen gjërat dhe ka nevojë edhe për gjëra më të thella”, tha Adornato.
Start at 7:09























