Sot bëhet vendosja e gurthemeleve të dy urave mbi lumin Ibër
BKT
Lajme

Sot bëhet vendosja e gurthemeleve të dy urave mbi lumin Ibër

B.H./RTKlive

Sot në orën 17:00 do të bëhet vendosja e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Një gjë ë tillë e ka bërë të ditur ekzekutivi përmes një njoftimi lidhur me agjendën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh Kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, marrin pjesë sot në vendosjen e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

Sipas njoftimit vendosja e gurthemelit të urës së re për kalim të veturave mbi lumin Ibër bëhet në orën 17:00, në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut, derisa vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër bëhet në orën 17:30.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar dje se BE-ja aktualisht po kryen një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të Urës së Mitrovicës.

Zyrtarët e Brukselit gjithashtu konfirmojnë se po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës, teksa i kanë bërë thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, përfshirë ndërtimin e urave në afërsi.


MË SHUME NGA Lajme