Kurti dhe Murati takohen me ambasadorin turk, flasin për bashkëpunim
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Kurti dhe Murati takohen me ambasadorin turk, flasin për bashkëpunim

V.Th / RTKLive

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, patën sot një drekë pune me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë takimit u theksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta bilaterale dhe bashkëpunimit të thelluar ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Sipas njoftimit Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe kontribuoi veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në fokus ishin gjithashtu zhvillimet e fundit në Kosovë dhe temat e tjera me interes të përbashkët në raportet ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme