Osmani takon përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë
M.P. / RTKlive
(E plotësuar, 15:50) Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar pas 41 dështimeve për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, edhe sot ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të partive politike të vendit.
Kësaj radhe në takim te e para e shtetit kanë qenë përfaqësuesit e partive nga komunitetet jo-shumicë.
Osmani ka takuar në takime të veçanta përfaqësuesin e komunitetit serb nga partia “Za Slobodu, Pravdu i Opstanak”, Nenad Rashiq, kryetarin e “Kosova Demokratik Türk Partisi”, Fikrim Damka, nga partia boshnjake “Socijaldemokratska”, Duda Balje, kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, kryetaren e “Nova Demokratska Stranka”, Emilija Rexhepi, kryetarin e “Jedinstvena Goranska Partija”, Adem Hoxha si dhe kryetarin e partisë “Demokratska Stranka Bošnjaka”, Rasim Demiri.
Takimet janë zhvilluar në kuadër të konsultimeve për kapërcimin e krizës politike dhe për të gjetur konsensus për formimin e institucioneve të reja.
Osmani takon kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar, Albert Kinolli dhe atë të partisë boshjake Rasim Demiri
(E plotësuar, ora 15:20) Pas dy takimeve të fundit me kryetaren e Nova Demokratska Stranka, Emilija Rexhepi dhe me kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxha, presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli.
Osmani takon edhe Emilija Rexhepin dhe Adem Hoxhen
(E plotësuar, ora 14:35) Në vazhdën e takimeve me krerët e partive politike për ngërçin politik pas 41 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryetaren e Nova Demokratska Stranka, Emilija Redžepi dhe me kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hodža.


Osmani vazhdon takimet për ngërçin politik, pret Duda Baljen
Duda Balje nga partia boshnjake, “Socijaldemokratska”, ka qenë politikanja e radhës që është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ky takim u mbajt në vazhdën e takime me krerët e partive politike për ngërçin politik pas 41 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Osmani sot priti kreun e Listës GUXO, Faton Peci, kryetarin e "Za Slobodu Pravdu i Opstanak" nga komuniteti serb, Nenad Rashiq dhe kryetarin e Kosova Demokratik Türk Partisi, Fikrim Damka
Ndërkaq, dje ishte takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka specifikuar që legjislatura e nëntë duhet të formohet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.
Damka pas takimit me Osmanin: Partitë opozitare të reflektojnë
Arbresha Berisha / RTK
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e Kosova Demokratik Türk Partisi, Fikrim Damka me të cilin ka diskutuar rreth gjetjes së zgjidhjes për bllokadën e krijuar në Kuvend.
Pas takimit, Damka tha se ata do të vazhdojnë të mbështesin konstituimin e Kuvendit dhe se do të votojnë pro vendosjes së Albulena Haxhiut në pozitën e kryeparlamentares.
Damka ftoi me këtë rast partitë politike që të reflektojnë drejt zhbollikimit të institucioneve.
"Shpresoj që do të reflektojnë partitë e mëdha që të krijohet sa më shpejt edhe kuvendi edhe qeveria. Nuk pres reflektim sot. Ne jemi për formimin e kuvendit. I takon partisë së parë që të propozoj kandidatin për kryetar, nëse është Albulena ne e votojmë. Lus partitë opozitare që të reflektojnë", ka shtuar ai.
Pas Faton Pecit, presidentja Osmani pret Nenad Rashiqin
M.P. / RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani në vazhdën e takime me krerët e partive politike ka pritur sot edhe kryetarin e "Za Slobodu Pravdu i Opstanak" nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Para këtij takimi Osmani ka pritur kreun e Listës GUXO, Faton Peci, ndërkaq dje ishte takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimet kanë për temë situatën e krijuar me ngërçin politik pas 40 dështimeve të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka specifikuar që legjislatura e nëntë duhet të formohet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.























