Edhe sot temperatura të larta
BKT
Lajme

Edhe sot temperatura të larta

RTKlive

Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë e me temperatura të larta.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. Ndërkohë, nga e mërkura pritet rënie e dukshme e temperaturave dhe reshje shiu. 


MË SHUME NGA Lajme