Sot mot kryesisht me diell
BKT
Lajme

Sot mot kryesisht me diell

B.H./RTKlive

Sot në vendin do të mbajë mot kryesisht me diell dhe si rrjedhojë do të ketë ngritje të temperaturave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat mund të paraqiten përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.


MË SHUME NGA Lajme