Osmani: Kosova e bekuar me mbështetjen e Kongresit Amerikan
BKT
Lajme

Osmani: Kosova e bekuar me mbështetjen e Kongresit Amerikan

M.P. / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Senatorin Andy Kim, në Washington.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan”, ka shkruar ajo në facebook.

Presidentja më tej ka thënë se ka diskutuar me senatorin për sigurinë e ekonominë.

“Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Lajme