Osmani u prit nga presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvics
BKT
Lajme

Osmani u prit nga presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvics

Sh.Ç /RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkevics.

“Diskutime përmbajtësore dhe vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar. Në takim me Presidentin e Letonisë,  Edgars Rinkevics e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në rrejte social.

Sipas Osmanit, ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta.


MË SHUME NGA Lajme