Fillon Programi Veror në RTK, katër netë në javë kulturë e argëtim
BKT
Në Fokus

Fillon Programi Veror në RTK, katër netë në javë kulturë e argëtim

RTKlive

Nga e premtja, më 25 korrik, Radiotelevizioni i Kosovës nis transmetimin e Programit Veror, një cikël emisionesh argëtuese dhe kulturore që do të sjellin freski televizive për publikun gjatë muajve të verës.

Programi do të transmetohet katër herë në javë, çdo të premte, të shtune, të diele dhe të hëne, duke filluar nga ora 21:00, në ekranin e RTK-së.

Ky format do të sjellë përmbajtje të pasur, dedikuar temave verore si pushimet, turizmi, aktivitetet kulturore dhe argëtimi në vend dhe jashtë tij.

Dita e diel do t’i kushtohet në mënyrë të veçantë diasporës shqiptare, ku të ftuarit kryesorë do të jenë artistë, krijues dhe aktivistë nga mërgata, duke e kthyer këtë natë në një urë lidhëse mes atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit.

RTK fton të gjithë shikuesit që t’i bashkohen këtij programi veror, i cili premton momente të paharruara nën ritmin dhe frymën e stinës së pushimeve.


MË SHUME NGA Në Fokus