14:34 / 18.07.2025
Në Mitrovicë vazhdon puna në ndërtimin e urës
RTKlive
Hysen Durmishi, zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se sot po vazhdon armimi i shtyllave të urës dhe paralelisht po armohen e betonohen trajet.
"Sot po vazhdon armimi i shtyllave të urës dhe paralelisht po armohen e betonohen trajet. Gjithashtu kanë filluar përgatitjet për të filluar me themelet edhe të urës për këmbësorë. Me këtë dinamikë urat do të përfundohen para afatit", ka shkruar Durmishi në 'Facebook'.























