RTK përballë krizës buxhetore, Avokati i Popullit ofron mbështetje
BKT
Në Fokus

RTK përballë krizës buxhetore, Avokati i Popullit ofron mbështetje

RTKlive

Avokati i Popullit ka zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, drejtorin e Televizionit, Rilind Gërvalla, si dhe këshilltarin e UD Drejtorit të Përgjithshëm, Fadil Hoxha, me qëllim të diskutimit për gjendjen aktuale të rënduar në të cilën ndodhet transmetuesi publik i Kosovës.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e RTK-së e njoftuan Avokatin e Popullit për mungesën e buxhetit për periudhën korrik–dhjetor 2025, e cila, sipas tyre, po e vë në rrezik serioz funksionimin e institucionit, pasi si rezultat i kësaj mungese pagat e punonjësve dhe shërbimet komunale të RTK, nuk do të mund të realizohen në fund të muajit."Lidhur me këtë çështje përfaqësuesit e RTK-së e njoftuan Avokatin e Popullit se nëse kjo çështje nuk zgjidhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, RTK ka rrezik të ndalojë funksionimin për shkak të mungesës buxhetore", thuhet në njoftimin e institucionit të Avokatit të Popullit.

Në njoftim bëhet e ditur se Avokati i Popullit, duke pasur parasysh rëndësinë që ka roli i medias si dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar, shfaqi gatishmërinë e tij për të takuar udhëheqësit e institucioneve relevante me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për kapërcimin e situatës emergjente që është krijuar aktualisht në RTK


MË SHUME NGA Në Fokus