Hundozi: RTK po përballet me sfida serioze për vazhdimin e funksionimit
RTKlive
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, ka thënë se si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës - themeluesit të RTK-së - transmetuesi i vetëm publik në vend po përballet me sfida serioze për vazhdimin e funksionimit.
Hundozi, në një postim në Facebook, ka njoftuar se për të adresuar këtë çështje, janë takuar me Avokatin e Popullit derisa gjatë ditëve në vijim do të intensifikojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje lidhur me alokimin e gjysmës së dytë të buxhetit të RTK-së, i cili është miratuar nga Kuvendi.
“Në ditët në vijim do të inteksifikojmë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje lidhur me alokimin e gjysmës së dytë të buxhetit të RTK-së, i cili është miratuar nga Kuvendi. Transmetuesi publik duhet të mbetet i pavarur dhe të funksionojë pa ndërprerje – edhe në kohë krizash politike e institucionale”, ka shkruar Hundozi.























