Mbyllet për publikun seanca në rastin `Banjska`
Edina Avdiu| RTK
(E plotësuar, ora 10:13) Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për rastin Banjska ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.Pas këshillimit, trupi gjykues ka marrë vendim që seanca të vazhdojë e mbyllur.
"Aprovohet propozimi i Prokurorisë që me rastin e dëgjimit të dëshmitarit F1 të përjashtohej publiku, mediat, pasi masat e ndryshimit të fotografisë dhe zërit nuk janë të mjaftueshme, ngase bazuar në rrethanat e rastit ka gjasa që të zbulohet identiteti i tij. Andaj nga ky moment kërkoj ta lironi sallën", ka thënë gjyqtari Arben Hoti.
(e plotësuar, ora 10:07) Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për rastin Banjska ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Seanca e së hënës vazhdon me dëshminë e një dëshmitari anonim.
Prokurori Naim Abazi ka kërkuar mbylljen e kësaj seance për publikun, gjatë dëshmisë se dëshmitarit anonim.
Abazi tha se ky dëshmitar gëzon mbrojtje te integritetit dhe se çdo prezantim lidhur me identitetin e tij përbën rrezik për të dhe mund të ketë ndikim në këtë proces gjyqësor.
Andaj prokurori ka kërkuar që seanca të vazhdojë pa praninë e mediave dhe të publikut.
Gjyqtari Arben Hoti, tha se duke u bazuar në cilësinë e dëshmitarit, i cili është anonim, dëshminë do ta jap nga dhoma teknike me video ku nuk do te mund te shihet figura e tij.
Mbrojtja e të akuzuarve tha se meqë ekziston mundësia teknike, përmes videolidhjes, me ndryshimin e fotografisë dhe zërit, e kundërshton propozimin e prokurorit special.
Gjyqtari Arben Hoti ka kërkuar 5 minuta kohë për konsultime.
Mbahet seanca gjyqësore për rastin `Banjska`
A.B / RTKlive
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”. Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Seanca e fundit gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nuk u zhvillua wepër shkak se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e saj. Ishte planifikuar të dëgjohej një dëshmitar i propozuar nga Prokuroria, mirëpo se i njëjti nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Ndryshe Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.
Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.
Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Sencat përveç sot, mbahen edhe 22 dhe 24 korrik për vazhdimin e gjykimit në këtë rast.























