Osmani sot mban konferencë, i drejtohet Kushtetueses
BKT
Lajme

Osmani sot mban konferencë, i drejtohet Kushtetueses

A.B|RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot nga ora 16:00, mban konferencë për media. RTKLive merr vesh se në konferencë do të bëhet e ditur se ajo do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, rreth konstituimit të Kuvendit.

E para e vendit ditë më parë kishte paralajmëruar se duhet të ketë pasoja juridike në rast se Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as pas 26 korrikut.

“Nëse gjatë vikendit (për vikendin e kaluar) s’ka marrëveshje me institucione të konstitutuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës. Por ne nuk mund të paragjykojmë sa kohë na merr”, kishte thënë presidentja në konferencë për media.


MË SHUME NGA Lajme