Takohen Osmani e Prattipati, diskutohen zhvillimet në vend
BKT
Lajme

Takohen Osmani e Prattipati, diskutohen zhvillimet në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Nga presidenca është bërë e ditur se Osmani e Prattipati kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, e hapat drejt konstituimit të Kuvendit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin presidencial.


MË SHUME NGA Lajme