Thaçi e Krasniqi do t`i sjellin 17 dëshmitarë, Veseli e Selimi asnjë
Donika Sherifi / RTK
Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes para pushimit veror, ekipet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së në Hagë kanë folur për numrin e dëshmitarëve dhe provave që synojnë të paraqesin në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në konferencë u tha se mbrojtja e Thaçit do të thërras 12 dëshmitarë për të dhënë dëshmitë dhe ajo e Krasniqit 5 dëshmitarë, derisa mbrojtja e Veselit dhe Selimit nuk planifikojnë të thërrasin dëshmitarë.
Në konferencë po ashtu avokati i Thaçit kritikoi trupin gjykues për kohën e shkurtë që mbrojtja e të akuzuarve ka në dispozicion për tu përgatitur për rastin.
Me këtë konferencë, Dhomat e specializuara përmbyllën punën, duke rinisur me seanca pas pushimit veror, më 19 gusht.























