Haxhiu konfirmon ofertën për Limajn: Po presim përgjigje
BKT
Foto arkiv|RTKlive
Lajme

Haxhiu konfirmon ofertën për Limajn: Po presim përgjigje

V.Th / RTKLive

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është deklaruar shkurt sot para fillimit të seancës së 51-të konstituive të Kuvendit.

E pyetur nga gazetarët nëse ekziston një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, Haxhiu u përgjigj shkurt: “Po presim, ia kemi dërguar ofertën”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ditë më parë në një konference për media, ka konfirmuar se Limajt i është dërguar një ofertë.


MË SHUME NGA Lajme