15:34 / 23.07.2025
Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare, te Dheu i Bardhë mbi 1 orë
K. K. / RTKlive
Qarkullimi në disa pika kufitare të Kosovës ka filluar të rritet pasdite.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 15:25 nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar më së shumti pritje ka në hyrje të Kosovës te Dheu i Bardhë. Pritjet aty janë deri në 1 orë e 20 minuta, ndërsa në dalje deri në 35 minuta.
Ndërsa në Muçibabë pritjet për të hyrë janë deri në 30 minuta, në Vërmicë deri në 20 minuta, kurse në Kullë deri në 15 minuta e në Jarinje deri në 10 minuta.
























