Gërvalla: Nuk komentoj deklarime, detyrë e imja zhvillimi cilësor i RTK-së
BKT
Lajme

Gërvalla: Nuk komentoj deklarime, detyrë e imja zhvillimi cilësor i RTK-së

RTKlive

Kriza financiare me të cilën po përballet Radio Televizioni i Kosovës, i cili rrezikon funksionimin e rregullt të mediumit të vetëm publik në Kosovë ka ngjallur edhe reagime të shumta.

Për krizën u pyetën edhe liderë politik pas dështimit të tentimit të 51-të për konstituimin e Kuvendit, të cilët ndonëse thanë se RTK-ja po përballet padrejtësisht me masa, e quajtën të kapur nga politika.

Por, deklarimet nuk ka dashur t’i komentojë drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla që tha se detyrë e tij është zhvillimi cilësor i programacionit.

“Si drejtor programor në RTK e kam për detyrë mbamendjen, zhvillimin cilësor të programacionit, mbrojtjen e të drejtës së prodhuesve të emisioneve dhe bashkëpunimin me kolegët tanë qofshin ata/ato familjarë të bashkëpartiakëve të këtyre liderëve, por jo edhe komentimin e çdo deklarate të politikaneve apo këshilltarëve të politikaneve që kanë kërkuar dhe kërkojnë mbylljen e mediumeve publike!”, shkroi ai.

Ndërkohë, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka paralajmëruar protestë për datën 6 gusht, nëse deri më 5 gusht nuk alokohen mjetet për RTK-në nga institucionet përgjegjëse.

Gjithashtu, Sindikata ka kontaktuar edhe ambasadat e shteteve të huaja në Kosovë, si dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve, duke i informuar zyrtarisht për gjendjen alarmante financiare të transmetuesit publik.

 


MË SHUME NGA Lajme