Aksident trafiku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë
BKT
Foto: Arton Mulliqi/RTK
Në Fokus

Aksident trafiku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

Një aksident trafiku është raportuar sonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet për bartjen e mbeturinave i kompanisë “Pastrimi” dhe një automjet taksi.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në aksident ka pasur persona të lënduar, por gjendja e tyre dhe rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

RTKlive ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim dhe detaje shtesë lidhur me këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pranuar përgjigje zyrtare.

Për çdo informacion të ri që mund të konfirmohet nga autoritetet, RTKlive do të raportojë me kohë.


MË SHUME NGA Në Fokus