Haradinaj: Vendimi i Gjykatës, shenjë pozitive
V.Th / RTKLive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar si sinjal pozitiv masën e përkohshme të marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ndalon çdo veprim apo vendim të Kuvendit të Kosovës nga data 27 korrik deri më 8 gusht.
Sipas Haradinajt, kjo periudhë dyjavore mund të jetë tregues se Gjykata është afër marrjes së një vendimi përfundimtar që do t’i jepte zgjidhje situatës aktuale politike.
“Koha është e shkurtër. Kjo masë e përkohshme për dy javë na jep shpresë se do të ketë zhvillime të reja apo një vendim të ri të Gjykatës. Dy javë nuk janë shumë, është e mundshme që Gjykata e ka paraparë këtë afat si të mjaftueshëm për të ardhur me një zgjidhje,” ka deklaruar Haradinaj.
Ai shtoi se pret që kjo ndërhyrje e Gjykatës të qartësojë rrugën institucionale në javët në vijim.























