Rexhepi: Kandidate kemi Albulena Haxhiun, presim marrëveshjen
BKT
Lajme

Rexhepi: Kandidate kemi Albulena Haxhiun, presim marrëveshjen

V.Th / RTKLive

Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilija Rexhepi, kryetare e partisë Nova Demokratska Stranka (NDS), deklaroi se ende nuk është e qartë se si do të zhvillohet situata politike në vend, duke theksuar se për momentin kanë një kandidate për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

“Të shohim si shkon situata. Deri tash ne kemi pasur dhe kemi kandidate për parlamentin Albulena Haxhiun. E shohim se si shkon marrëveshja me NISMËN dhe me krejt deputetë tjerë, sepse të gjithë jemi 61 votues, jo vetëm një parti,” ka deklaruar ajo.

Rexhepi shtoi se sa ajo ka informacion, bisedimet që po zhvillohen kanë të bëjnë me koalicionin në qeveri dhe jo për Kuvendin.


MË SHUME NGA Lajme