Limaj: Nisma nuk kontribuon për ta çuar vendin në zgjedhje
BKT
Lajme

Limaj: Nisma nuk kontribuon për ta çuar vendin në zgjedhje

Sh.G|RTklive

Pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se Gjykata Kushtetuese, me aktgjykimin që do të dalë shpejt e do ta sqarojë deri në fund edhe pasojën juridike.

Sipas tij, Nisma nuk kontribuon për ta çuar vendin në zgjedhje. "Nisma është për të kontribuar në ndërtimin e institucioneve", tha ai.

“Sot kjo seancë u mbajt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, siç të gjithë jemi të informuar, për mundësinë e një mase të përkohshme që Gjykata Kushtetuese do ta aplikojë nga data 27. Tanimë, nëse i shikoni kërkesat, ka vërshim të tyre si nga deputetë, po ashtu edhe përfshirja e Presidentes dhe gjithashtu e Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë, për ta bërë sa më të thjeshtë themelimin e organeve shtetërore. Unë besoj që Gjykata Kushtetuese, me aktgjykimin që do të dalë – besoj shpejt – do ta sqarojë deri në fund edhe pasojën juridike, edhe rrugën që duhet të ndiqet, jo vetëm për këtë moment, por është e rëndësishme që të bëjë një zgjidhje të përhershme për mënyrën se si do të konstituohet Kuvendi”, tha ai,

Sipas tij, tani është në interesin e të gjithëve, pasi që për kaq kohë nuk ishte e mundur të bëhet një zgjidhje deri më tani.

“Ndoshta, për interes të demokracisë dhe të funksionimit të përhershëm të institucioneve tona, duhet të presim aktgjykimin e gjykatës dhe, sipas udhëzimeve të gjykatës në aktgjykim, edhe njëherë forcat politike të mobilizohen për të themeluar institucionet. Unë vazhdimisht kam thënë: pa shumicë qeveritare nuk ka zgjedhje parciale. Është bërë temë çështja e Kryetarit të Kuvendit, e cila për mua kurrë s’ka qenë çështje e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit. Fondamenti i kësaj krize është mos pasja e numrave të mjaftueshëm për qeveri – dhe derisa nuk ka numra të mjaftueshëm për qeveri, nuk mund të ketë zgjidhje”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme