Gjykata në Beograd masë paraburgimi për Lulzim Halitin
E.Hoti/RTKlive
Gjykata e Lartë në Beograd ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, Lulzim Halilit, i arrestuar në Serbi dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës.
Lulzim Halili është arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.
“Më 24 korrik 2025, Prokuroria për Krime Lufte në Beograd ka nxjerrë urdhër për fillimin e hetimeve ndaj L.H., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës”, tha prokuroria për Krime Lufte në Beograd.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha më 23 korrik se ka informuar delegacionin e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it në Serbi lidhur me këtë rast.
Nga OVL e UÇK-së kanë thënë se Lulzim Halilit nuk është gjetur në arkivat e veteranëve të luftës së UÇK-së.























