Abdixhiku: Po e presim vendim përfundimtar të Gjykatës për lëndën tonë
BKT
Lajme

Abdixhiku: Po e presim vendim përfundimtar të Gjykatës për lëndën tonë

V.Th / RTKLive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, kjo përbën një përmbysje të rendit kushtetues dhe LDK-ja është në pritje të një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

“Kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht,” deklaroi Abdixhiku.


MË SHUME NGA Lajme