17:03 / 26.07.2025
ZPS-ja do të dorëzojë Dosjen Paraprake më 19 shtator
A.B / RTKlive
Gjykatësja Marzhori Maselo, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut, dhe Kuçit, urdhëroi ZPS-në që deri më 19 shtator 2025 të dorëzojë dosjen e vet paraprake, bashkë me listën e dëshmitarëve dhe të provave materiale të propozuara.
Gjithashtu, Gjykatësja informoi Mbrojtjen se ajo synon të caktojë afatin për dorëzimin e dosjeve paraprake të Mbrojtjes më 20 tetor 2025.
Gjithashtu, ZPS-ja dhe Mbrojtja u urdhëruan të bëjnë parashtrime në lidhje me disa aspekte procedurale. Këto hollësi janë përshkruar në vendimin që mund të gjendet këtu.























