Anglia sërish kampione e Evropës
BKT
Sport

Anglia sërish kampione e Evropës

F.Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 20:55) Anglia e ka mbrojtur titullin e kampiones në Evropë, pasi që në finale mundi Spanjën pas penalltive me rezultat 3-1 pasi që koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1, ndeshje që u zhvillua të dielën në Basel të Zvicrës.

Kampionati Evropian i futbollit për femra erdhi në fund të rrugës, me Anglinë që ngjitët sërish në majat e Evropës.
Dueli mes Anglisë dhe Spanjës, ka prodhuar një sfidë tejet interesante, edhe pse u shënuan vetëm dy gola.

Skuadra spanjolle përmes mesfushores së Arsenalit, në minutën e 25-të shënoi kalojë në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Lojë dinamike u zhvillua edhe në pjesëlojën e dytë. skuadra anglez në minutën e 5-të me anë të Russo barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin u mbyll koha e rregullt.

As loja shtesë dy herë nga 15-të minuta nuk prodhoi asnjë gol.

Kështu që në ekzekutimin penalltive më e mirë doli të jetë Anglia e cila përfundimisht mundi Spanjën, me rezultat 3-1, duke festuar për të dytën herë radhazi trofeun e më të mirit në Evropë.

Mbyllet koha e rregullt, finalja shkon në vazhdime

(E përditësuar, 19:55) Finalja e Evropianit 2025 mes Anglisë dhe Spanjës, ka shkuar në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1.

Në një sfidë interesante, me disa raste shumë ta mira nga të dy skuadrat, koha e rregullt u mbyll me vetëm dy gola.

Skuadra spanjolle përmes mesfushores së Arsenalit, në minutën e 25-të shënoi kalojë në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Lojë dinamike u zhvillua edhe në pjesëlojën e dytë. skuadra anglez në minutën e 5-të me anë të Russo barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin u mbyll koha e rregullt.

Loja tashmë shkon në vazhdime, e në rast se edhe në lojën në vazhdime nuk ka gola, atëherë skuadra fituese do të vendoset nga penalltia.

Barazon Anglia

(E përditësuar, 19:18) Anglia e ka barazuar rezultatin në 1-1 në duel me Spanjën.

Anglia dhe Spanja po luajnë në finalen e madhe të Evropianit, sfidë kjo që po zhvillohet në Basel të Zvicrës.

Futbollistja e Arsenalit, Russo realizoi në minutën e 57-të për të barazuar shifrat në 1-1.

Finalja e Evropianit, Spanja në epërsi

(E përditësuar, 18:30) Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë.

Anglia dhe Spanja po luajnë në finalen e madhe të Evropianit, sfidë kjo që po zhvillohet në Basel të Zvicrës.

Ishte mesfushorja e Arsenalit, Caldentey në minutën e 25-të shënoi për avantazhin e Spanjës prej 1-0.

Nis finalja mes Anglisë dhe Spanjës, drejtpërdrejt në RTK

Ka startuar finalja e madhe e Kampionatit Evropian për femra që po mbahet në Zvicër, mes Anglisë dhe Spanjë, duel që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Përballja e dy superfuqive të futbollit mes Anglisë dhe Spanjës, pritet të prodhojë një sfidë tejet interesante.

Tifozë nga i gjithë planeti do të kenë mundësinë të shijojnë një nga përballjet më të mëdha të historisë së kësaj garë.

Përballen kampionët e Evropës në fuqi me kampionët të botës në fuqi. A do ta ruajë Anglia kurorën e saj, apo më në fund është radha e Spanjës për të ngritur trofeun?

Të dyja skuadrat kanë dhuruar spektakël dhe emocione në ndeshjet që kanë luajtur deri më tani në këtë evropian, duke konfirmuar se janë dy skuadrat më të mira të kontinentit.