AUV shfuqizon ndalesën e importit për kafshët nga Hungaria
BKT
Lajme

AUV shfuqizon ndalesën e importit për kafshët nga Hungaria

M.P. / RTKlive

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendimin për heqjen e ndalesës se importit të kafshëve të gjalla nga Hungaria.

Vendimi përfshin kafshët dy thundrake (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre.

“Masa e kufizimit të importit vazhdohet vetëm për zonat administrative Kisbajecs, Gyor-Moson-Sopron të Hungarisë. Në përputhje me Ligjin e Veterinarisë, njoftimet nga organizatat evropiane të shëndetit të kafshëve mbi situatën epidemiologjike të sëmundjes Afta Eizotike, në mos lajmërimeve të rasteve në harkun kohorë të përcaktuar me ligj. Ky ndryshim i masës kufizuese të importit për Hungarinë, është veprim në linjë me vendimet e shteteve tjera”, ka njoftuar AUV.

Më tej bëjnë të ditur se Kosova ka arritur që të mos ketë asnjë rast të dyshuar për prezencë të sëmundjes Afta Epizootike.

 


MË SHUME NGA Lajme