Man United po mendon për Donnarumma-n, por...
BKT
Sport

Man United po mendon për Donnarumma-n, por...

F.B/RTKLive

Manchester United raportohet se e ka një mundësi të artë për të siguruar shërbimet e Gianluigi Donnarumma këtë verë, por realizimi i kësaj lëvizjeje duket tejet i ndërlikuar për momentin.

Portieri italian ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germain dhe bisedimet për rinovim kanë ngecur, derisa kampionët e Francës po përgatiten për një epokë të re me Lucas Chevalier si zëvendësues të tij.

Sipas medieve të huaja, emri i Donnarummas është diskutuar brenda zyrave të “Djajve të Kuq”, por përballja me një mur të vështirë quhet Andre Onana.

Klubi anglez nuk ka arritur të shesë gardianin kamerunas dhe aktualisht nuk ka hapësirë për të shtuar një tjetër portier me rrogë të lartë në skuadër.

Ideja për të mbajtur dy portierë të nivelit të lartë dhe me paga të konsiderueshme është hedhur poshtë më herët këtë verë nga drejtuesit e klubit dhe ndryshimi i këtij qëndrimi do të kërkonte riformulim të plotë të strategjisë së tregut të kësaj verë.

Një tjetër faktor që e vështirëson situatën është edhe mungesa e ofertave për Altay Bayindir, i cili mund të lironte një vend në skuadër, por interesi për portierin turk ka qenë minimal.

Manchester United është aktualisht në kapacitet të plotë për sa i përket portierëve dhe është duke punuar për të gjetur zgjidhje konkrete përpara se të marrë ndonjë angazhim serioz ndaj Donnarummas.

Megjithatë, rasti për të afruar një nga portierët më të talentuar në botë mbetet i hapur.