RTK dhe Instituti “Yunus Emre” thellojnë bashkëpunimin
BKT
Lajme

RTK dhe Instituti “Yunus Emre” thellojnë bashkëpunimin

Enis Tabak / RTK

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe Instituti Kulturor “Yunus Emre” po e forcojnë më tej bashkëpunimin ndërinstitucional. Me këtë qëllim, koordinatori i Institutit “Yunus Emre” për Kosovë, Ramazan Yılmaz, realizoi një vizitë në Zyrën e RTK-së në Prizren.

Ai u prit nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, përgjegjësi i zyrës në Prizren, Muharrem Saraxholli.

Yılmaz u njoftua nga afër me veprimtarinë e RTK-së në këtë qytet dhe shprehu mirënjohjen për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional.

“Kemi bashkëpunuar në mënyra të ndryshme dhe sot jemi të lumtur që po e forcojmë më tej këtë marrëdhënie. I falënderoj drejtuesit e RTK-së për interesimin e vazhdueshëm ndaj veprimtarisë së institutit tonë dhe për kontributin në përcjelljen e zërit tonë te të gjitha komunitetet në Kosovë. Deri tani kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm, i cili besoj se do të vazhdojë edhe në të ardhmen,” u shpreh ai.

Nga ana e tij, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, vlerësoi lartë këtë bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta.

“Bashkëpunimi ynë me Institutin ‘Yunus Emre’ është në një nivel shumë të mirë. Në këtë takim diskutuam për projekte gjithëpërfshirëse që synojmë t’i realizojmë në të ardhmen”, tha Hundozi.Edhe drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, vuri në dukje harmoninë në të cilën funksionon zyra e Prizrenit, ku gazetarë dhe punonjës nga komuniteti shqiptar dhe komunitetet tjera punojnë së bashku në mënyrë profesionale.

Në përfundim të vizitës, Yılmaz pati rastin të vizitojë studion dhe dhomën e regjisë së zyrës së RTK-së në Prizren, ku u informua në detaje për mënyrën e funksionimit të tyre.

 


MË SHUME NGA Lajme