Zbulohen eshtra në Brekoc, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur
RTKlive
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve të kryera në Brekoc të Gjakovës, janë gjetur mbetje mortore që potencialisht i përkasin listës së personave të zhdukur.
Sipas njoftimit zyrtar, gjetja është bërë në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës, pas një rikthimi në këtë lokacion për gërmime shtesë dhe vlerësim të terrenit
"Pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet tona kanë hasur në eshtra. Pas eksaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN‑së, ne do t'i informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin", thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë, ka reaguar Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.
"Në çdo gërmim ka shpresë por edhe dhimbje. Çdo gjetje, është një hap drejt të vërtetës", ka shkruar ai.























