U mbajt koncerti i pianos në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren
BKT
Kulturë

U mbajt koncerti i pianos në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren

Enis Tabak / RTK

Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren ishte mikpritëse e një koncerti domethënës me piano. Aktiviteti filloi me paraqitjen e talentes 11-vjeçare, Hira Haxhibeqiri.

Në vazhdim të koncertit, në skenë doli pianistja me suksese ndërkombëtare dhe e ardhmja premtuese, Eda Vllaço. Ajo është e njohur për koncertet e saj në vende të ndryshme të botës. Në koncertin që zgjati rreth një orë, pati vend edhe për vepra klasike.

Në këtë ngjarje morën pjesë shumë të ftuar, përfshirë edhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Pjesëmarrësit ndoqën me admirim performancat e talenteve të reja.


MË SHUME NGA Kulturë