Biblioteka Kombëtare po lëshon për lexim sallën e periodikut
K. K. / RTKlive
Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) ka njoftuar se “sallën e periodikut, për nevoja të lexuesve dhe të hulumtuesve, po e rikthejmë në hapësirë të shfrytëzueshme për ta”.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, BKK bën me dije se lexuesve të gazetave dhe revistave, të cilët çdo ditë shërbehen me dhjetëra numra nga librarët e Divizionit të Shërbimit të Përdoruesve, do t’u ofrohet tani edhe një ambient i qetë dhe komod për lexim.
“Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave kemi larguar materialet e vjetra dhe kemi kryer pastrimin e plotë të sallës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është thënë se ndërkohë, do të realizojnë lyerjen e mureve dhe përmirësimin e ndriçimit, dhe së shpejti kjo hapësirë do të jetë në shërbim të lexuesve, me kushte të përmirësuara për lexim dhe hulumtim.























