Prishtina eliminohet pas penalltive nga Conference League
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 22:) - Prishtina ka përfunduar aventurën e saj në Conference League, pasi është eliminuar nga skuadra nga Irlanda e Veriut, Larne, pas një ndeshjeje dramatike në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas përfundimit të kohës së rregullt dhe vazhdimeve me rezultat 1-1, gjithçka është vendosur nga penalltitë, ku më të saktë janë treguar mysafirët. Larne ka fituar 5-4, me Ramiz Bytyqin që ka gabuar penalltinë vendimtare për skuadrën prishtinase.
Ndeshja ka nisur mirë për kryeqytetasit, të cilët kanë kaluar në epërsi që në minutën e dhjetë, kur Taipi ka realizuar pas një skeme të mirë nga një goditje indirekte. Prishtina ka pasur mundësi të dyfishonte përmes Kryeziut, por pa sukses.
Në pjesën e dytë, Larne është rikthyer në lojë. Ka qenë Bent ai që ka shënuar golin e barazimit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.
Pas 120 minutave lojë pa fitues, gjithçka është vendosur nga pika e bardhë, ku Larne ka qenë më e saktë dhe e ka siguruar kalimin në raundin e tretë, ku do të përballet me ekipin portugez Santa Clara.
Prishtina dhe Larne do ta kërkojnë fitoren në vazhdime, pasi koha e rregullt e ndeshjes për raundin e dytë të kualifikimeve në Conference League është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.
Kryeqytetasit kanë kaluar të parët në epërsi, kur në minutën e dhjetë Taipi ka realizuar golin e avantazhit pas një goditje indirekte.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Prishtina ka qenë pranë golit të dytë. Një pasim i saktë nga Veliu e ka gjetur Kryeziun në zonë, por ky i fundit nuk ka arritur të finalizojë me sukses.
Në pjesën e dytë, skuadra nga Irlanda e Veriut është rikthyer në lojë. Bent ka qenë ai që e ka barazuar rezultatin, duke shënuar për Larne dhe duke e vendosur fatin e ndeshjes në pikëpyetje.
Me rezultat 1-1 pas nëntëdhjetë minutave, dy ekipet do të përballen në vazhdime për të siguruar një vend në raundin e tretë të Conference League.

Prishtina mbyll pjesën e parë në epërsi
Prishtina ka përfunduar në avantazh pjesën e parë të ndeshjes ndaj skuadrës Larne, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimeve në Conference League.
Goli i vetëm deri tani është shënuar në minutën e dhjetë nga Taipi, pas një situate të krijuar nga një goditje indirekte, e cila është shfrytëzuar mirë nga skuadra kryeqytetase.
Afër fundit të pjesës së parë, Prishtina e ka pasur pati rastin ta dyfishojë epërsinë. Një asistim i bukur nga Veliu e ka gjetur Kryeziun në zonë, por ky i fundit nuk ka arritur të finalizojë me saktësi.
Në dispozicion janë edhe dyzet e pesë minuta të tjera dhe gjithçka mbetet e hapur.























