Maqedonci: Kosovë-SHBA, miqësi e përjetshme
BKT
Lajme

Maqedonci: Kosovë-SHBA, miqësi e përjetshme

B. H. | RTKlive

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara, një partneritet i ndërtuar mbi vlera dhe miqësi të përjetshme. Kështu është shprehur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pas takimit që pati me Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

“Në kontekstin e dinamikave globale diskutuam mbi sfidat e sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë. Theksuam përparimin e rëndësishëm që është bërë që nga takimi ynë i fundit, sidomos në lidhje me iniciativat e bashkëprodhimit me Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, një sektor që njihet për potencialin e tij të konsiderueshëm për rritje”, ka shkruar Maqedonci.

Ai tutje theksoi se në këtë takim u konfirmua partneritetin mes dy vendeve.

“Theksova angazhimin tonë për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim. Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global. Ne jemi të përkushtuar për të avancuar këtë partneritet në nivele edhe më të larta”, ka shtuar Maqedonci.


MË SHUME NGA Lajme