Mesazhi i Dua Lipës pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill
BKT
Foto nga Facebook: Dua Lipa
Kulturë

Mesazhi i Dua Lipës pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

N.M. /RTKlive

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka përmbyllur edicionin e këtij viti të festivalit “Sunny Hill” me një mesazh mirënjohjeje dhe emocionues përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj, përmes një postimi të gjatë.

“Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të sunnyhillfestival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën e tyre për t’i bërë realitet këto net të paharrueshme. Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që ndriçuat çdo moment bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë. Dhe për fansat tanë të bukur – WOW WOW WOW – ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne, dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm. Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër", ka shkruar ajo.

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe turmëMund të jetë një imazh i 2 persona, turmë dhe tekstiMund të jetë një imazh i 3 persona dhe turmë


MË SHUME NGA Kulturë