Osmani: Specialja e krijuar nga Kosova, shqetësuese me prova nga Serbia
BKT
Në Fokus

Osmani: Specialja e krijuar nga Kosova, shqetësuese me prova nga Serbia

M.P. / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur shqetësuese faktin që Gjykata Speciale në rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, ka pranuar prova nga shteti serb.

“Është dëshmuar historikisht që çdo provë që e prodhon Serbia, në veçanti kundër popullit shqiptar dhe UÇK-së, janë të falsifikuara dhe kanë një qëllim: ta rishkruajnë historinë”, ka thënë ajo.

Osmani ka bërë thirrje për unitet rreth mbrojtjes së historisë së UÇK-së dhe të Kosovës.

“Është shqetësuese që cilado gjykatë e krijuar nga Republika e Kosovës, e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues të funksionojë sipas sistemit juridik dhe rregullave juridike të Kosovës, të pranojë provat që i prodhon shteti i Serbisë”, ka thënë Osmani, në konferencën e thirrur për kundërshtim të caktimit të Radomir Laban, nga Gjykata Kushtetuese për të vendosur  lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.

 

 

 


MË SHUME NGA Në Fokus