Haxhiu publikon kërkesën e LVV-së të vitit 2018 për Llabanin
RTKlive
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me njoftimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka tërhequr kërkesën që ia kishte parashtruar Gjykatës Kushtetuese më 22.07.2025 në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi, sipas saj, gjyqtar raportues i lëndës është caktuar Radomir Llaban, i cili siç thot ajo, ka veprimtari që paraqet rrezik për rendin kushtetues në Kosovë.
Haxhiu ndau një letër të vitit 2018 të cilën Lëvizja Vetëvendosje ia kishte dërguar presidentit të atëhershëm. Hashim Thaqi, me kërkesë që mos ta emërojë si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Radomir Llabanin.
“Deputetja Albulena Haxhiu, në emër të Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i ka dërguar sot letër zyrës së Presidentit të Kosovës, për të mos e emëruar si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Radomir Laban. Sipas informacioneve që janë bërë publike në media, i njëjti është dënuar si pjesë e një grupi kriminal”- thuhej në njoftim.























