Osmani, Sorensenit: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane
BKT
Foto/ Edona Podvorica/RTK
Lajme

Osmani, Sorensenit: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane

E.P| RTK & A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 11:53) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në takim, presidentja Osmani theksoi nevojën e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe theksoi rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat po prekin më së shumti qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të diskutimit, u trajtua edhe procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, si dhe rëndësia që këto institucione të funksionojnë në mënyrë demokratike për të avancuar objektivat e përbashkëta. Presidentja trajtoi edhe çështjen e arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë duke kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që Serbia t’i ndalë këto veprime të paligjshme ndaj qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së saj evropiane dhe thelbësisht e orientuar drejt reformave demokratike, të cilat duhet të shpërblehen me hapa konkret nga ana e Bashkimit Evropian.

"Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera të rëndësishme. Ndërlidhur me Dialogun, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë e të paanshëm, duke përcaktuar objektiva të qarta, gjë që do të kontribuonte po ashtu në avancimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit në tërësi. Ajo e falënderoi z. Sørensen për rolin dhe angazhimin e tij të deritanishëm për një dialog parimor dhe të bazuar në trajtimin e barabartë të palëve", thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Osmani në takim me emisarin për dialog, Peter Sørensen

(E plotësuar, ora 10:05) Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, ka filluar vizitën në Kosovë. Ai është pritur në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sorensen viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani dhe Kurti

"Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sørensen", njofton presidenca.

Pritet që Sorensen të takoj në orën 11:00,kryeministrin në detyrë,Albin Kurti, ndërsa nuk dihet nëse do takojë lider të tjerë politik në vend.

Kjo është hera e dytë e Sorensen që vjen në Kosovë brenda katër 5 muajve.

 


MË SHUME NGA Lajme