Grenell u takua fshehurazi me Dodikun në Mal të Zi
BKT
Lajme

Grenell u takua fshehurazi me Dodikun në Mal të Zi

RTKlive

Sipas informacioneve që ka siguruar mediumi malazez, Antena M, i dënuari dhe deri dje presidenti i entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe (RS), Milorad Dodik, është takuar sot me ish-emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Grenell.

Takimi është zhvilluar në një hotel. Media malazeze thekson se shteti i Malit të Zi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin e këtij takimi.

Grenell, i cili në administratën e dytë të Donald Trumpit përmendej për disa funksione të rëndësishme shtetërore – përfshirë edhe ato të sekretarit të shtetit, shefit të CIA-s, apo emisarit të posaçëm për Amerikën Latine dhe Lindjen e Largët – gjatë mandatit të parë të Trumpit shërbeu si emisar i posaçëm për Ballkanin dhe Kosovën.

 


MË SHUME NGA Lajme