Tre të vrarë në Gjilan, i dyshuari shpallet në kërkim
BKT
Foto arkiv/ ilustrim/ RTKlive
Lajme

Tre të vrarë në Gjilan, i dyshuari shpallet në kërkim

RTKlive

(Plotësuar) Ka shkuar në tre numri i personave të vrarë në Gjilan, derisa ka edhe të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Fillimisht Policia e Kosovës njoftoi për vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”, derisa konfirmoi se dy të tjerëve të plagosur u është dhënë ndihma në qendrën emergjente në Gjilan. I dyshuar për vrasjet është Mefail Shkodra, të cilin policia e ka shpallur në kërkim, teksa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

Dy të vrarë e dy të plagosur në Gjilan, i dyshuari në arrati

Dy persona janë vrarë e dy të tjerë janë plagosur nga armët e zjarrit në Gjilan të dielën në mesditë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan, tha për RTKlive se vdekja e dy personave është konstatuar në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Dy të plagosurve u është ofruar ndihma në qendrën emergjente në Gjilan. Nuk është njoftuar për gjendjen e tyre.

"Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova" Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë i cili për momentin është në arrati .
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.  Policia e Kosovës Njësitet e hetive rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme