22 zjarre aktive mbrëmë në Kosovë, situatë e rënduar në Kçiq të Mitrovicës
BKT
Në Fokus

22 zjarre aktive mbrëmë në Kosovë, situatë e rënduar në Kçiq të Mitrovicës

RTKlive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në Kosovë, prej të cilave 22 mbeten aktive, ndërsa 15 janë shuar dhe 52 të lokalizuara.

Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Kçiq i Vogël të komunës së Mitrovicës, ku është kërkuar ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës (PK).

Në operacionin e shuarjes së zjarreve në këtë zonë janë të angazhuara njësitë e zjarrfikësve nga: Mitrovica Jugore dhe Veriore, Zubin Potok, Prishtina, Vushtrria, Njësia Nacionale për shuarjen e zjarreve nga toka (GFFF)

“Komunikimi me Qendrat Operative Emergjente (QOE – 112) dhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) është duke u zhvilluar pandërprerë për të siguruar ndërhyrje efikase në të gjitha vatrat e zjarrit”.


MË SHUME NGA Në Fokus