Gjykata Themelore në Gjilan njofton se Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive
E.Hoti/RTKlive
Në lidhje me rastin e vrasjes së ndodhur dje në qendër të qytetit të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan ka dalë me një sqarim publik, duke konfirmuar se personi i dyshuar, Mefail (Fehmi) Shkodra, aktualisht nuk ka asnjë lëndë aktive në këtë gjykatë.
Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ndaj Mefail Shkodrës janë zhvilluar tri procedura penale në të kaluarën, të gjitha të përfunduara me aktgjykime dënimi.
“Në vitin 2018, ai ishte dënuar për mbajtje të paautorizuar të armëve (neni 374, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës, në vitin 2014, ishte shpallur fajtor për vjedhje të shërbimeve komunale dhe në vitin 2011, ishte dënuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.
Tutje Gykata sqaron se dy personat tjerë të përmendur në rast, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin penal të Gjykatës Themelore në Gjilan, as me ndonjë vendim të formës së prerë e as me ndonjë lëndë të hapur.
Ky sqarim vjen pas interesimit të shtuar publik dhe mediave lidhur me të kaluarën penale të të dyshuarve për vrasjen, me qëllim të ofrimit të informacionit të saktë dhe të verifikuar.























